Ambienti tipik i nje programi C++

 Sistemet e C++ perbehen nga:

  • Mjedisi i zhvillimit te programeve
  • Gjuha c++
  • Libraria standarte e c++

  Fazat ne te cilat kalon nje program :

 1. Shkrimi (Edit)

Programi krijohet ne editor dhe ruhet ne disk me prapashtesen .cpp, .cc, .C, .cxx

 2. Parapergatitja (Preprocess)

Thirren direktivat e preprocesorit qe ekzekutohen para kompilimit . Ato bejne te mundur perfshirjen e disa skedareve, zevendesimin e disa teksteve (macro) ne program etj.

 a) file inclusion (Perfshihen ne programin aktual skedare te tjere (header files)

#include "libraria.h")

 b) macro substitution (zevendesohen disa fjale me vlerat perkatese gjate gjithe programit:

#define Nr_studenteve 5

 (zevendesohet Nr_studenteve me vleren 5 ne gjithe programin)

 c) conditional compilation (Kompilimi kushtezues)

Programi kompilohet me disa kushte te caktuara.

# ifdef

# endif

 3. Kompilimi (Compile)

Kompilatori krijon kodin objekt ( gjuhen makine) dhe e ruan ate ne disk.

 4. Lidhja (Link)

Lidhet kodi objekt me librarite standarte , konvertohet ne 0,1 dhe ruhet ne disk.

 5. Ngarkimi (Load)

Programi ruhet ne memorjen RAM dhe behet gati per ekzekutim

 6. Ekzekutimi (Execute)

CPU merr cdo instruksion dhe e ekzekuton, dhe ruan te dhenat e reja nese kane ndryshuar.

Gjate fazes se ekzekutimit mund te ndodhin gabime te ndryshme:

- gabime te pjestimit me zero qe quhen "runtime errors" qe mund te jene

  1. Fatale (shkaktojne mbyllje te menjehershme te programit)
  2. Gabime jofatale. (Programi nuk mbyllet menjehere por nxjerr rezultatete gabuara)

 Ne disa sistem pjestimi me 0 mund te jete gabim fatal.

  • Programet C++ perdorin zakonisht input/output

–  cin

  • Rrjedha standarte e input-it (Standard input stream)
  • Lexon te dhenat nga tastiera

–  cout

  • Rrjedha standarte e output-it (Standard output stream)
  • Afishon te dhenat ne ekran

–  cerr

  • Rrjedha standarte e gabimeve( Standard error stream)
  • Afishon mesazhet e gabimit.