Konceptet e Memorjes

 Variablat jane vendodhje ne memorje qe mbajne vlera te cilat mund te ndryshojne gjate ekzekutimit te programit.

 Variablat karakterizohen nga tipi, emri, vlera dhe madhesia.

 kur i japim vlere nje variabli vlera paraardhese fshihet

psh :

int x = 8;                                                                

x = 7 ; // instruksion vleredhenie    

Ky instruksion fshin vleren 8 dhe vendos vleren e re 7 ne variablin x.

Ne momentin e deklarimit nje variabel ka nje vlere qe i caktohet automatikisht nga kompilatori.

Pas instruksionit:

std::cin >> numri1;

karakteret (numrat) e shtypur nga perdoruesi konvertohen ne nje numer te plote qe vendoset ne vendndodhjen ne memorje ne emrin numri1 qe eshte vendosur nga kompilatori. Vlera e re e mbivendos te paren prandaj procesi quhet "shkaterrues"

Nderkohe pas instruksionit:

shuma = numri1+numri2;

variabli "shuma" merr nje vlere te re, pra vlera e kaluar qe ky variabel kishte, humbet.

Kurse variablat numri1 dhe numri2 ne kete instruksion perdoren por vlera e tyre nuk ndryshon.

Prandaj kur nje vlere lexohet nga memorja procesi quhet "joshkaterrues".