Vektoret

Vektoret jane vendndodhje te njepasnjeshme ne memorje qe kane te njejtin emer dhe te njejtin tip.

 

- Vektoret do te perdoren per te ruajtur nje sasi te madhe te dhenash te te njejtit tip ne nje emer te vetem pa qene i nevojshem deklarimi i shume variablave.

- Madhesia e tyre nuk ndryshon gjate gjithe programit.

- Perdoren per te ruajtur stringje dhe te dhena me komplekse si objekte te nje strukture e klase.

Ne mund t'i referohemi nje elementi te caktuar ne vektor duke shkruajtur emrin e vektorit dhe pozicionin ku ndodhet elementi i deshiruar midis kllapave[].

Pozicioni i nje elementi ne vektor ose indeksi i tij mund te jete nje numer i plote, variabel ose shprehje.

 

P.sh. v[2] // elementi me indeks 2 ne vektor (elementi i trete)

int a  = 3;

    v[a] // elementi me indeks 3 ne vektor (i katert)

    v[a*a] // elementi me indeks 9 ne vektor (i dhjete)

Elementete vektorit fillojne nga indeksi 0.

Deklarimi i nje vektori:

int v[5];

// eshte deklaruar nje vektor me 5 numra te plote

 

Ne kete moment vlerat e ketij vektori jane te cfaredoshme te caktuara nga kompilatori.

 

Per ti dhene nje vektori vlerat qe deshirojme ka disa menyra:

 

  1. mund t'i marrim elementet me rradhe:

v[0] = 1;

v[1] = 2;

v[2] = 3;

v[3] = 4;

v[4] = 5;

2. Nese vlerat e vektorit kane lidhje me njera tjetren sipas ndonje formule te caktuar ato mund te caktohen duke perdorur strukturen for:

 

for (int i = 0 ; i < 5 ; i++)

v[i] = i+1; // vlerat e vektorit do te jene 1,2,3,4,5

 3. Nese vlerat e vektorit jane te ndryshme nga njera tjetra menyra me e shkurter eshte inicializimi i vektorit:

 

int v[5] = {5,-9,8,5,-1};

int v[] = {5,-9,8,5,-1};

 

- Nese ne inicializim japim me pak vlera se madhesia e vektorit atehere te tjerat caktohen automatikisht 0.

 

- Nese ne inicializim japim me shume vlera se madhesia e vektorit atehere do te kemi gabim sintakse.

 

Shembuj te perdorimit te vektoreve:

 

// Mbushja e vektorit me vlera 0

#include <iostream>

#include <iomanip>

using namespace std;

int main()

{

   int i, n[ 10 ];

 

   for ( i = 0; i < 10; i++ ) // mbushet vektori me 0

      n[ i ] = 0;

 

   cout << "Elementi" << setw( 13 ) << "Vlera" << endl;

 

   for ( i = 0; i < 10; i++ ) // printohet vektori

      cout << setw( 7 ) << i << setw( 13 )

           << n[ i ] << endl;

system("pause");

   return 0;

}

                 

// Shembull 2

// Initializimi i vektoreve ne deklarim

#include <iostream>

#include <iomanip>

using namespace std;

int main()

{

int n[11]={ 32,21, 12,27, 64, 18, 95, 14, 90, 70, 60 };

  

   cout << "Elementi" << setw( 13 )

   << "Vlera" << endl;

 

   for ( int i = 0; i < 11; i++ )

      cout << setw( 7 ) << i << setw( 13 )

      << n[ i ] << endl;

system("pause");

   return 0;

}

// Shembull 3

// Mbushja e vektorit me numra cift

#include <iostream>

#include <iomanip>

using namespace std;

int main()

{

   const int arraySize = 10;

   int j, s[ arraySize ];

 cout << "Element" << setw( 13 )

   << "Value" << endl;

   for ( j = 0; j < arraySize; j++ )   // vendosen vlerat

     { s[ j ] = 2 + 2 * j;

 

      cout << setw( 7 ) << j

      << setw( 13 ) << s[ j ] << endl;

      }

system("pause");

   return 0;

}

Deklarimi i vektorit mund te behet edhe duke perdorur nje konstante si madhesi te tij. Eshte me e pershtatshme te perdoret emri i konstantes sa here behet bredhja e vektorit sesa nje numer sepse:

1) mbahet mend me lehte

2) mund te ndryshoje madhesia e vektorit ne nje moment te caktuar, psh mund te shtohen ose hiqen elemente. Per kete mjafton te ndryshohet vetem 2 rreshtat ku jane deklaruar vektori dhe konstantja.

 

Psh:

const int a = 6;

int b[a];

 

Nje konstante duhet patjeter te inicializohet dhe vlera e saj nuk mund te ndryshohet me gjate programit.

 

Shembull i perdorimit te konstanteve:

// Perdorimi i konstanteve

#include <iostream>

using namespace std;

 

int main()

{

   const int x = 7;  // inicializimi i konstantes x

 

   cout << "Vlera e variablit konstant x eshte: "

        << x << endl;

//x = 8; //nuk lejohet

system("pause");

   return 0;

}

// Shembull demostrimi i konstanteve

// nje objekt konstant duhet inicializuar

 

int main()

{

   const int x;  // Gabim duhet te inicializohet

 

   x = 7;        // Gabim  nuk mund te ndryshohet vlera e nje konstanteje

 

   return 0;

}

Shembull i perdorimit te konstanteve si madhesi e vektorit.

 

// Shuma e elementeve te nje vektori

#include <iostream>

    using namespace std;               

int main()

{

   const int arraySize = 12;

   int a[ arraySize ] = { 1, 3, 5, 4, 7, 2, 99, 

                          16, 45, 67, 89, 45 };

   int total = 0;

 

   for ( int i = 0; i < arraySize ; i++ )

      total = total+a[i];

  

   cout << "Shuma e elementeve te vektorit eshte "

   << total << endl;

   system ("pause");

   return 0;

}