Metodat qe kthejne vlere
Arsyeja e perdorimit te tyre eshte se vlera e llogaritur nga nje metode mund te mos duhet vetem per afishim por me te mund te kryejme veprime te metejshme.
Ne metodat qe kthjene vlere tipi i kthimit te metodes (ose tipi i metodes) nuk do te jete void por duhet te jete i njejte me tipin e vleres se kthyer nga metoda.
Metodat qe kthejne vlere kane ne rreshtin e fundit te tyre instruksionin:
return vlera; ku vlera mund te jete:
- konstante
- variabel
- shprehje
Nje metode mund te ktheje vetem nje vlere.
Thirrja e metodave qe kthejne vlere nuk duhet te behet duke shkruar emrin e metodes (argumentat) dhe ; sepse thirrja e metodes perfaqeson nje vlere qe eshte vlera e kthyer.
Nese vlera e kthyer do ishte 5
instruksioni
5;
nuk kryen asnje veprim.
Prandaj vlera e kthyer :
- mund te afishohet
- mund t'i jepet nje variabli
3.mund te perdoret ne kushte te ndryshme
logjike ose ne veprime llogaritese.
Shembull demostrues i metodave qe kthejne vlere:
public class RrogatKthim
{
public static void main(String[] args)
{
System.out.println("Rroga e rritur eshte "
+rrogaERritur(400.00,0.1) );
}
public static double rrogaERritur(double rroga,double perqindja )
{
double rrogaEre;
rrogaEre = rroga +rroga * perqindja;
return rrogaEre;
}
}