Hyrje ne C++
Programimi eshte arti i shprehjes se zgjidhjes se problemeve, ne menyre qe kompjuteri te mund t'i ekzekutoje keto zgjidhje.
Perse duhet te programoni?
Civilizimi jone vjen kryesisht nga programet. Pa kuptuar se si funksionojne programet ju reduktoni njohurite tuaja duke besuar ne "magji" dhe do te bllokoheni ne shume fusha teknike pune te perdorshme, fitimprurese dhe interesante.
Programimi perdoret sot ne aplikime kompjuterike me GUI (nderfaqe grafike), llogaritje inxhinierike, kamera dixhitale, makina, celulare etj.
Pse C++?
- Ju nuk mund te programoni pa nje gjuhe programimi dhe C++ suporton ne menyre direkte celesin e koncepteve dhe teknikave te perdorura ne programe te botes reale.
- C++ eshte nje gjuhe me nje perdorim shume te gjere.
"Ju mund te gjeni aplikime pa fund ne C++ qe nga fundi i oqeanit deri ne siperfaqen e marsit "
- Shume koncepte qe do t'i mesoni ne C++ mund t'i perdorni direkt ne gjuhe te tjera programimi si C, C#, Fortran dhe Java, etj.
- Me C++ mund te shkruash programe ne menyre eficente dhe elegante.
- Disponon librari standarte shume te pasur me kode te gatshme te cilat mund t'i perdorni ne programet tuaja.
- Mund te gjeni shume materiale ne internet ose ne literatura te ndryshme dhe suport ne rast se kerkoni zgjidhje per probleme te caktuara.
- Perdoret si gjuhe primare ne pjesen me te madhe te shkollave dhe universiteteve ne te gjithe boten.
------------------------------------------ Bjarne Stroustrup -------------------------------------