Klasat e ruajtjes
Tema 6.9 Klasat e ruajtjes (fq 229)
Cdo identifikues ne program ka atributa te tjera pervec tipit, emrit, madhesise dhe vleres. Keto jane klasat e ruajtjes, scope-i , dhe lidhja (linkage)
- Klasa e ruajtjes se nje identifikuesi percakton periudhen gjate se ciles identifikuesi ekziston ne memorje.
- scope eshte fusha e veprimit te nje variabli ose pjesa e programit ne te cilen i referohemi nje variabli.
- Linkage percakton per nje program me shume skedare(multiple-file-program) nese identifikuesi njihet ne skedarin aktual apo edhe ne ndonje skedar tjeter.
C++ permban 5 specifikues te klasave te ruajtjes:
auto, register, extern, mutable ,static.
- auto - eshte menyra eksplicite e deklarimit te nje variabli (automatik).
auto double x;
- extern- eshte menyra eksplicite e deklarimit te nje variabli global pra jashte cdo funksioni.
-register- ben te mundur qe variabli te ruhet ne regjistra per te mos okupuar memorjen.
for (register int i = 0; i<10 ; i++)
- static- ben te mundur qe variabli te inicializohet vetem ne thirrjen e pare te funksionit kurse ne thirrjet e tjera variabli ruan vleren e mbetur nga thirrja e kaluar e funksionit.
- mutable - perdoret tek klasat dhe i lejon anetaret e klases te deklaruar const qe te mbeten te modifikueshem.