Mbingarkimi i funksioneve

3.20 OVERLOADING (Mbingarkimi i funksioneve)

Nese ne nje program kemi dy ose me shume funksione me te njejtin emer atehere kemi te bejme me "overloading". Kompilatori i dallon funksionet nga numri i argumentave. Nese numri i argumentave eshte i njejte atehere i dallon nga tipi i argumentave.

Dy funksione te mbingarkuar mund te kene edhe tip kthimi te njejte.

 

Nese kemi dy funksione me numer e tipe te njejta argumentash por me tipe kthimi te ndryshme atehere nuk kemi te bejme me overloading por me gabim sintakse.

 

Keto lloje funksionesh mund te perdoren per te kryer veprime te njejta per tipe te ndryshme . Psh: Shembulli i meposhtem llogarit dhe afishon katrorin e nje numri sido qe ta japim me presje(double) ose te plote (int).

// Fig. 3.25: fig03_25.cpp

// Overloading

#include <iostream>

using namespace std;

 

int Katrori( int x ) { return x * x; }

 

double Katrori( double y ) { return y * y; }

 

int main()

{

   cout << "Katrori i numrit integer 7 eshte "

<< Katrori( 7 )

        << "\nKatrori i numrit double 7.5 eshte "

<< Katrori( 7.5 )

        << endl;   

system("pause");

   return 0;

}