Algoritmet dhe pseudokodi. Strukturat e kontrollit

Nje procedure per zgjidhjen e nje problemi

qe ka te beje me:

  1. Veprimet qe do te kryhen
  2. Rendi ne te cilin ato do te kryhen

quhet algoritem.

Pseudokodi eshte nje gjuhe artificiale per zhvillimin e algoritmeve.

 

Bllokskemat (flowcharts)

 

Bllokskemat jane bashkesi simbolesh gjeometrike qe sherbejne per ndertimin e algoritmit .

simbolet qe perdoren jane:

  1. drejtkendeshi - simboli i veprimit
  2. rombi - simboli i vendim-marrjes
  3. rrathet e vegjel - simboli i lidhjes(lidhin dy bllokskema me njera tjetren)
  4. vijat vertikale ose horizontale - simboli i lidhjes (Lidhin simbolet me njera tjetren)
  5. paralelogrami (afishim, lexim)

Strukturat e kontrollit

Kontrollojne rendin e ekzekutimit te instruksioneve ne program.

   1.  sekuencore (instruksionet ekzekutohen njeri pas tjetrit)

   2.  te zgjedhjes (zgjedhin ndermjet nje ose me shume veprimeve

se cilin nga ato do te kryejne)

        a) njefishe - if (ose do e kryeje nje veprim ose jo)

         b) dyfishe - if- else (zgjedh ndermjet dy veprimeve se cilin nga ato do te kryeje)

         c) shumefishe - switch (zgjedh ndermjet shume veprimeve dhe vetem njerin kryen)

  3.  perseritese - perserisin nje bashkesi instruksionesh per sa kohe qe plotesohet nje kusht logjik i caktuar.

 

while

do-while

for


Format e pergjithshme per secilen strukture:

if (kusht-logjik)

{

  veprime

}

 

if (kusht-logjik)

{

  veprim 1;

}

else

{

  veprim 2;

}

switch(variabel ose shprehje)

 {

case vlera1:

veprim 1; break;

case vlera2:

veprim 2; break;

. . .

case vlera n:

veprim n; break;

default:

veprim default;

 } 

while (kusht-logjik)

{

  veprime

}   

do {

veprime

} while (kusht logjik);

for( inicializim  i variablit te kontrollit ; kusht logjik ;    ndryshim i variablit te kontrollit  )

{

   veprime

}