Ndertimi i nje funksioni anetar me nje parameter

Ne shembullit e makinave pame qe pedalja e gazit perfaqesonte nje funksion, pra i dergon nje mesazh makines per te kryer nje veprim.

Sa me shume te shtypet pedalja aq me shpejt do te eci makina. Pra mesazhi qe i dergohet makines ka te beje me detyren qe do kryhet dhe informacion shtese (shpejtesia) qe e ndihmon makinen te kryeje detyren.  Ne te njejten menyre funksionet mund te kene nevoje per nje informacion shtese per te kryer veprimet e tyre.

Parametrat jane informacioni qe i duhet nje funksioni per te kryer veprimet e tij.

Parametrat deklarohen brenda kllapave te funksionit ne formen:

tipi_kthimit funksioni(tipi emri_parametrit1, tipi emri_parametrit2, etj )

p.sh

void afishoMesazh( string a )

ne kete rresht eshte deklaruar funksioni afishoMesazh qe merr si parameter nje string te emertuar a dhe nuk kthen vlere (void).

Shembull:


     /*  Ndertimi i klases GradeBook me nje  funksion anetar qe merr nje parameter.
 Krijon nje objekt libri1 dhe therret funksionin afishoMesazh*/
#include <iostream>
#include <string> // Programi perdor klasen string te librarise standarte
using namespace std;                                      

class GradeBook
{
public:
// Funksioni qe afishon nje mesazh pershendetjeje tek perdoruesi
void afishoMesazh( string a )
{
	cout <<"Miresevini ne librin e notave per kursin\n" 
	<< a << "!"<< endl;
} // fundi i funksionit
}; // fundi i klases GradeBook

// funksioni main, fillon ekzekutimin e programit
int main()
{
	string emri_kursit;  // string karakteresh per te ruajtur emrin e kursit
	GradeBook libri1; // krijimi i nje  objekti libri1 te klases GradeBook

	// Leximi i emrit te kursit
	cout << "Ju lutem jepni emrin e kursit:" 
	<< endl;
	getline( cin, emri_kursit); // Lexon emrin e kursit me hapesira
	cout << endl; // kalim ne rresht te ri

	// thirrja e funksionit afishomesazh nepermjet objektit libri1 dhe kalimi i emrit te kursit si argument
	libri1.afishoMesazh( emri_kursit);  
          // thirret perseri funksioni afishoMesazh duke i derguar si argument nje string shkronjor "C++"
	libri1.afishoMesazh("C++");
	system("pause");
	return 0; // programi perfundon me sukses
} // fund main

 Afishon:

Ju lutem jepni emrin e kursit:
Code For Students

Miresevini ne librin e notave per kursin
Code For Students!
Miresevini ne librin e notave per kursin
C++!
Press any key to continue . . .