Hyrje ne klasa dhe objekte

 Dy menyrat e programimit ne C++:

1. Programimi i strukturuar

Programi ndahet ne pjese te  vecanta te quajtura procedura ose funksione te cilet komunikojne me njeri tjetrin.

2. Programimi i orientuar me objekte OOP (object orienting programming)

Gjuhet si C++ jane object-oriented. 

Njesia e programimit ne OOP eshte klasa (user-defined type) nga e cila krijohen objektet.

Cdo gje eshte objekt dhe cdo objekt eshte pjese e nje klase.

 Paketimi i programeve ne klasa ben te mundur riperdorimin e tyre ne sisteme programesh te mevonshme. Kjo kursen kohe, mundim dhe e ben programin me te lexueshem dhe me efektiv.

Klasat ne C++ permbajne disa komponente te dhenash qe quhen anetare.

Keto anetare mund te jene "Te dhena "  ose " Funksione"

 pra:

KLASA ESHTE NJE STRUKTURE TE DHENASH QE PERMBAN TE DHENAT QE KARAKTERIZOJNE VETITE E OBJEKTEVE TE SAJ DHE FUNKSIONET QE OPEROJNE ME KETO TE DHENA.

 

Psh: Nje klase per llogarine bankare ka anetare te dhenash : numrin e llogarise dhe bilancin.

Gjithashtu funksionet anetare qe operojne me keto te dhena mund te jene:

nje funksion qe depoziton,

nje funksion qe kryen nje terheqje parash ose

nje funksion qe shfaq bilancin aktual.

 

Klasat mund te kene marredhenie me klasa te tjera.

Analogjia e klasave me nje shembull te botes reale (makinat) 

klasa - projekti inxhinierik i makines (nuk mund te drejtohet)

objekti - nje makine e ndertuar nga projekti inxhinierik, e gatshme per perdorim.

Nga e njejta klase mund te krijohen shume objekte -Nga i njejti projekt mund te ndertohen shume makina.

Anetaret e te dhenave (vecorite e objektit) - ngjyra, tipi, kilometrazhi, fuqia e makines,etj.

Funksionet anetare :  pedalja e gazit qe e ben makinen te eci me shpejt, pedalja e frenave qe e ndalon ate.

Funksioni fsheh detyrat e ndërlikuara që ai kryen nga përdoruesit e tij, ashtu si pedale gazit i fsheh shoferit mekanizmat komplekse qe e bejne makinen të eci më shpejt.

Forma e pergjithshme e deklarimit te nje klase:

class Emri_Klases                                         

{

  access_specifier_1:

    anetari1;

  access_specifier_2:

    anetari2;

  ...

} objektet;

 

Nese harrojme ; ne fund te deklarimit te klases kemi gabim sintakse.

access_specifier (Modifikuesit e hyrjes)

modifikojne te drejtat e hyrjes ne anetaret e klases.

 Mund te jene:

     * public - anetaret e klases mund te perdoren nga anetaret e kesaj klase ose te klasave te tjera nese ka.

    * private - anetaret e klases mund te perdoren vetem nga anetare te tjere te te njejtes klase (ose nga  friends).

    * protected - anetaret e klases mund te perdoren vetem nga anetare te tjere te te njejtes klase (ose nga  friends) por gjithashtu nga anetare te klasave te derivuara.

  

Nese nuk e percaktojme specifikuesin e hyrjes ai do te merret automatikisht private.

objektet mund te deklarohen ne fund te deklarimit te klases ose jashte saj.