Operatoret e maredhenieve dhe barazise
Keto operatore perdoren per te krijuar shprehje boolean qe kane nje rezultat true ose false.
- > me e madhe se
- < me e vogel se
- >= me e madhe ose e barabarte me
- <= me e vogel ose e barabarte me
- == e barabarte me
- != e ndryshme nga
Shenohen pa hapesira midis tyre, perndryshe kemi gabim sintakse
Shembuj shprehjesh boolean qe kane rezultat true ose false.
5 > 5 false
6 < 3+2 false
11 <= 14 true
10 >= 10 true
2 == 3 false
8 != 18 true
Perparesia e operatoreve
() kllapat nga e majta ne te djathte
* / % nga e majta ne te djathte
+ - nga e majta ne te djathte
<< >> nga e majta ne te djathte
< <= > >= nga e majta ne te djathte
== != nga e majta ne te djathte
= nga e djathta ne te majte
Shprehjet boolean mund te perdoren ne struktura te ndryshme si if, if -else, for, while etj. per te marre vendime te ndryshme per veprimet qe do te kryhen.
Per te demostruar operatoret e krahasimit do perdorim strukturen if
Struktura if merr vendim ne varesi te shprehjes midis kllapave.
Forma e pergjithshme:
if (kusht logjik)
{
veprime
}
- Nese kushti logjik eshte i vertete do te kryhen veprimet, perndryshe kalohet ne hapin pasardhes te programit.
Shembull:
/*Shembull i perdorimit te struktures if:
perdorimi i struktures if dhe operatoreve te krahasimit per
te afishuar marredhenien midis dy numrave */
#include <iostream>
using namespace std;
int main()
{
int num1, num2;
cout << "Jepni dy numra "<<endl;
cin >> num1 >> num2; // read two integers
if ( num1 == num2 )
cout << num1 << " eshte i barabarte me " << num2 << endl;
if ( num1 != num2 )
cout << num1 << " eshte i ndryshem nga " << num2 << endl;
if ( num1 < num2 )
cout << num1 << " eshte me i vogel se " << num2 << endl;
if ( num1 > num2 )
cout << num1 << " eshte me i madh se " << num2 << endl;
if ( num1 <= num2 )
cout << num1 << " eshte me i vogel ose = me "
<< num2 << endl;
if ( num1 >= num2 )
cout << num1 << " eshte me i madh ose baraz me "
<< num2 << endl;
system ("pause");
return 0;
}
Afishim 1:
Jepni dy numra
10
10
10 eshte i barabarte me 10
10 eshte me i vogel ose = me 10
10 eshte me i madh ose baraz me 10
Press any key to continue . . .
Afishim 2:
Jepni dy numra
5
7
5 eshte i ndryshem nga 7
5 eshte me i vogel se 7
5 eshte me i vogel ose = me 7
Press any key to continue . . .
Afishim 3:
Jepni dy numra
35
20
35 eshte i ndryshem nga 20
35 eshte me i madh se 20
35 eshte me i madh ose baraz me 20
Press any key to continue . . .