Operatoret Aritmetike
Keta operatore sherbejne per te kryer veprime te ndryshme aritmetike.
- + (mbledhje)
- – (zbritje)
- * (shumezim)
- / (pjestim) per numra te plote rezultati del i plote
- % (moduli – jep mbetjen e pjesitmit te dy numrave te plote)
Nese kemi deklaruar keto variabla:
int a = 7, b = 2; double c;
c = a%b;
Vlera e variablit c do te behet 1 (7%2=1).
Kthimi i tipit ne menyre implicite (automatike):
c = a/b;
Ne kete rast vlera e variblit c do te jete 3 sepse pjestohen dy numra te plote dhe vlera e shprehjes konvertohet automatikisht ne numer te plote.
c =1.0*a/b;
ne kete rast variabli c do te marre nje numer me presje (3.5) si rezultat sepse vlera e shprehjes konvertohet automatikisht ne tipin me perparesi me te larte (double)
double*int/int -> rezulton double
Kthimi i tipit ne menyre eksplicite (manuale)
c = (double)(a)/b;
ose:
c = static_cast <double>(a)/b;
Ne keto raste varibli a konvertohet perkohesisht ne tipin double, keshtu qe rezultati i shprehjes do te jete
double/int -> double
Tipet e renditura sipas perparesise ne rend zbrites jane:
- double
- float
- long
- int
Shembull:
/* Program qe lexon nga tastiera dy numra te plote dhe afishon shumen, diferencen,
prodhimin, heresin dhe mbetjen e tyre*/
#include <iostream>
using namespace std;
int main()
{
int numri1,numri2;
std::cout << "Jepni numrin e pare \n";
std::cin >> numri1;//lexohet numri i pare qe ne do japim
std::cout << "Jepni numrin e dyte \n";
std::cin >> numri2;//lexohet numri i dyte qe ne do japim
cout <<numri1 << "+" << numri2 << "="
<<numri1 + numri2<<endl;
cout <<numri1 << "-" << numri2 << "="
<< numri1 - numri2<<endl;
cout <<numri1 << "*" << numri2 << "="
<<numri1 * numri2<<endl;
cout <<numri1 << "/" << numri2 << "="
<<numri1 / numri2<<endl;
cout <<numri1 << "%" << numri2 << "="
<<numri1 % numri2<<endl;
system ("pause");
return 0;//tregon qe programi perfundoi me sukses
}
Afishon:
Jepni numrin e pare
6
Jepni numrin e dyte
8
6+8=14
6-8=-2
6*8=48
6/8=0
6%8=6
Press any key to continue . . .
Perparesia e operatoreve:
- () kllapat kane perparesi me te madhe
- *, /, % nga e majta ne te djathte
- + - nga e majta ne te djathte