1.3: Organizimi i blloqeve kryesore te kompjuterit
Pavarsisht nga ndryshimet e tyre te jashtme ,te gjithe kompjuterat kane te njejten menyre organizimi.
1. Njesia hyrese.
Kjo eshte njesia marrese e kompjuterit. Kjo njesi merr informacionet nga pajisje te ndryshme hyrese dhe e vendos ne dispozicion te njesive te tjera keshtu qe informacioni te perpunohet. Shumica e informacioneve hyjne nepermjet tastieres dhe mouse-it .Informacionet mund te hyjne edhe duke folur me kompjuterin dhe duke skanuar imazhe dhe barkode. Gjithashtu informacioni mund te lexohet nga pajisjet e memorjes dytesore ( CD drives, DVD drives, USB drives, dhe nga interneti)
2. Njesia dalese.
Kjo eshte njesia dhenese e kompjuterit. Kjo njesi merr informacionet e perpunuara nga kompjuteri dhe i vendos ato ne pajisje te ndryshme dalese. Shumica e informacioneve dalin nga kompjuteri nepermjet ekranit , printerit, internetit, speakers por mund te perdoren edhe pajisje te tjera si audio players (iPods etj.)
3. Njesia memorjes (paresore) - RAM.
Kjo njesi mund te quhet edhe njesia "magazine" me afat te shkurter e kompjuterit. Kjo njesi ruan informacionet e futur nga njesia hyrese dhe i ruan ato per perdorim ne rast se ato duhen. Njesia memorjes ruan gjithashtu edhe informacionet e perpunuara per t'u vendosur ne pajisjet dalese ne rast se ato duhen. Kjo eshte memorja e perkohshme e kompjuterit, sepse ruan informacione per sa kohe qe kompjuteri eshte i ndezur.
4. Njesia aritmetike logjike (ALU).
Kjo eshte njesia llogaritese e kompjuterit. Eshte njesia qe kryen veprimet aritmetike si mbledhje , shumezim, zbritje, pjestim. Ajo gjithashtu permban mekanizma te marrjes se vendimeve, psh per te krahasuar nese dy vlera ne memorje jane te njejta apo jo.Ne shume sisteme te sotme ALU eshte implementuar si pjese e CPU.
5. Njesia qendrore e procesimit (CPU).
Kjo eshte pjesa administrative e kompjuterit. Eshte koordinatori i kompjuterit dhe eshte pergjegjes per administrimin e te gjithe njesive te tjera. CPU i tregon njesise hyrese se kur informacioni duhet te lexohet ne memorje, i tregon ALU se kur informacioni i ruajtur ne memorje duhet ti nenshtrohet veprimeve llogjike dhe i thote njesise dalese se kur informacioni duhet te dergohet ne paisjet dalese. Shume kompjutera sot (multiprocessors) kane shume CPU dhe mund te kryejne shume veprime njekohesisht.
6. Njesia e memorjes dytesore.
Kjo eshte "magazina" me afat te gjate e kompjuterit. Programet ose te dhenat te cila nuk perdoren jane ruajtur ne kete njesi deri sa ato te nevojten. Mundesia e ruajtjes eshte duke filluar nga ore, dite, muaj dhe duke vazhduar me vite. Informacionet ne kete njesi duan me shume kohe qe te aksesohen se informacionet ne njesine e memorjes. Cmimi per njesi i memorjes dytesore eshte me i vogel se cmimi per njesi i memorjes paresore.
Pajisje qe sherbejne si memorje dytesore:
HDD, flash-drives, floppy-disk, CD,DVD etj.