Ambienti tipik i nje programi C++
Sistemet e C++ perbehen nga:
- Mjedisi i zhvillimit te programeve
- Gjuha c++
- Libraria standarte e c++
Fazat ne te cilat kalon nje program :
1. Shkrimi (Edit)
Programi krijohet ne editor dhe ruhet ne disk me prapashtesen .cpp, .cc, .C, .cxx
2. Parapergatitja (Preprocess)
Thirren direktivat e preprocesorit qe ekzekutohen para kompilimit . Ato bejne te mundur perfshirjen e disa skedareve, zevendesimin e disa teksteve (macro) ne program etj.
a) file inclusion (Perfshihen ne programin aktual skedare te tjere (header files)
#include "libraria.h")
b) macro substitution (zevendesohen disa fjale me vlerat perkatese gjate gjithe programit:
#define Nr_studenteve 5
(zevendesohet Nr_studenteve me vleren 5 ne gjithe programin)
c) conditional compilation (Kompilimi kushtezues)
Programi kompilohet me disa kushte te caktuara.
# ifdef
# endif
3. Kompilimi (Compile)
Kompilatori krijon kodin objekt ( gjuhen makine) dhe e ruan ate ne disk.
4. Lidhja (Link)
Lidhet kodi objekt me librarite standarte , konvertohet ne 0,1 dhe ruhet ne disk.
5. Ngarkimi (Load)
Programi ruhet ne memorjen RAM dhe behet gati per ekzekutim
6. Ekzekutimi (Execute)
CPU merr cdo instruksion dhe e ekzekuton, dhe ruan te dhenat e reja nese kane ndryshuar.
Gjate fazes se ekzekutimit mund te ndodhin gabime te ndryshme:
- gabime te pjestimit me zero qe quhen "runtime errors" qe mund te jene
- Fatale (shkaktojne mbyllje te menjehershme te programit)
- Gabime jofatale. (Programi nuk mbyllet menjehere por nxjerr rezultatete gabuara)
Ne disa sistem pjestimi me 0 mund te jete gabim fatal.
- Programet C++ perdorin zakonisht input/output
– cin
- Rrjedha standarte e input-it (Standard input stream)
- Lexon te dhenat nga tastiera
– cout
- Rrjedha standarte e output-it (Standard output stream)
- Afishon te dhenat ne ekran
– cerr
- Rrjedha standarte e gabimeve( Standard error stream)
- Afishon mesazhet e gabimit.