Klasa JFrame
• Klasa JFrame perdoret ne menyre qe te vendosni brenda saj objektet qe do shfaqen.
java.lang.Object
|_ java.awt.Component
|_java.awt.Container
|_java.awt.Window
|_java.awt.Frame
|_ javax.swing.JFrame
• Klasa JFrame ka kater konstruktore:
– JFrame()
– JFrame(String title)
– JFrame(GraphicsConfiguration gc)
– JFrame(String title, GraphicsConfiguration gc)
Konstruktoret e klases JFrame
• 1. JFrame() krijon nje kornize (frame) te re qe fillimisht eshte e padukshme dhe nuk ka titull.
• 2. JFrame(String title) krijon nje kornize (frame) te re qe fillimisht eshte e padukshme, por ka nje titull.
• 3. JFrame(GraphicsConfiguration gc) krijon nje JFrame ne konfigurimin grafik te ekranit te pajisjes, me nje titull bosh.
• 4. JFrame(String title, GraphicsConfiguration gc) krijon nje JFrame ne konfigurimin grafik te ekranit te pajisjes, me nje titull.
Shembuj te krijimit te nje JFrame:
JFrame firstFrame = new JFrame("Hello");
JFrame secondFrame = new JFrame();
Metodat e klases JFrame:
• void setTitle(String) -- vendos titullin e JFrame
• void setSize(int, int) -- vendos permasat e JFrame ne pixels (gjeresia, gjatesia)
• void setSize(Dimension) -- vendos madhesine e JFrame duke perdorur nje objekt te klases Dimension; Konstruktori Dimension(int, int) krijon nje objekt qe perfaqeson gjeresine bashke me gjatesine.
• String getTitle()-- kthen titullin e JFrame
• void setResizable(boolean) -- ben JFrame me madhesi te ndryshueshme kur merr si argument vleren true dhe anasjelltas per false.
• boolean isResizable() -- Kthen tue ose false per te treguar qe Jframe eshte e ridimensionueshme.
• void setVisible(boolean) -- Ben te dukshme JFrame nese argumenti eshte true
• void setBounds(int, int,int, int) -- Mbivendos vecorine automatike qe ka JFrame per tu pozicionuar ne cepin lart majtas te ekranit; dy argumentat e pare jane pozicionet horizontale dhe vertikale te cepit lart majtas te JFrame ne desktop, dhe dy argumentat e fundit jane per gjeresine dhe gjatesine.
Perdorimi i klasesJFrame
• Krijimi i nje objekti JFrame
JFrame firstFrame = new JFrame("Hello");
JFrame secondFrame = new JFrame();
• Vendosja e madhesise dhe titullit
firstFrame.setSize(200, 100);
firstFrame.setTitle("My frame");
– Per te mbyllur dritaren e JFrame, klikojme mbi butonin close.
– Veme re se aplikimi qendron i hapur.
– Per te ndryshuar kete veti perdorim metoden setDefaultCloseOperation()
Per te mbyllur programin kur perdoruesi mbyll dritaren me JFrame-in e krijuar perdoret metoda setDefaultCloseOperation()
e cila merr keto argumenta:
» JFrame.EXIT_ON_CLOSE del nga programi kur mbyllet JFrame.
» WindowConstants.DISPOSE_ON_CLOSE mbyll JFrame
por jo aplikimin. Nese mbyllet dritarja e fundit ne aplikim , aplikimi mund te mbyllet.
» WindowConstants.DO_NOTHING_ON_CLOSE mban JFrame dhe vazhdon ekzekutimi (disable close).
» WindowConstants.HIDE_ON_CLOSE mbyll JFrame dhe vazhdon aplikimin;
Shembull ne java i krijimit te nje frame te ri me permasa 250x100 px
import javax.swing.JFrame;
public class JFrame1
{
public static void main(String[] args)
{
JFrame aFrame = new JFrame("Korniza e pare");
aFrame.setSize(250, 100);
aFrame.setVisible(true);
}
}
Modifikimi i paraqitjes se nje JFrame
• Window decorations
– Icon and buttons
• Look and feel
– Paraqitja dhe vecoria “default” e nderfaqes se perdoruesit
– Metoda setDefaultLookAndFeelDecorated() vendos vecorine look and feel te JFrame-it
import javax.swing.*;
public class JFrame2
{
public static void main(String[] args)
{
JFrame.setDefaultLookAndFeelDecorated(true);
JFrame aFrame = new JFrame("kornize e re");
aFrame.setSize(250, 100);
aFrame.setVisible(true);
}
}