1. Dorezimi ne kohen e duhur. Afati i dorezimit: Projekti 1: Dorezimi ne 30 nentor. Projekti 2: Dorezimi ne 15 Shkurt. Projekti 3: Dorezimi ne 30 prill. 2. Realizimi i programit. Programi te ndertohet me njohurite e deritanishme. Nese programi permban njohuri shtese, ato duhen argumentuar dhe shpjeguar me detaje. Programi te dorezohet ne variantin e printuar dhe elektronik. Ne variantin e printuar te dorezohet dokumenti "Projekt 1 viti III FORMA.docx" pasi te jete plotesuar. Ne variantin elektronik te dergohet ne Classroom programi ne C++. (File .cpp te emertohet me emrin dhe mbiemrin tuaj). 3. Shpjegimi i programit. Shpjegohet logjika e programit, algoritmi i perdorur, strukturat e kontrollit, dhe variablat qe jane perdorur. Nese eshte e nevojshme shpjegohen instruksionet ne vecanti. 4. Ekzekutimi i programit. Programi te jete i ekzekutueshem. Te paraqiten ne detyren e printuar disa raste te ndryshme ekzekutimi. Ekzekutimi mund te merret me print-screen ose copy-paste. Ekzekutimi te jete i plote: d.m.th. deri sa te shfaqet rezultati perfundimtar qe kerkohet. Te perputhet ekzekutimi me programin. Te shfaqet ne ekzekutim emri dhe mbiemri juaj. 5. Efikasiteti i programit: Programet qe kane me pak variabla, me pak instruksione dhe harxhojne me pak kohe ne ekzekutim do te kene perparesi. 6. Origjinaliteti. Dy ose me shume detyra me te njejtin program ose shpjegim te programit do te skualifikohen. Shenim: Pika 6 eleminon automatikisht pikat 2, 3 ,4 dhe 5.